Një shtetas nga Turqia ka marrë tretman mjekësor pas goditjes nga vetura.
Rasti ka ndodhur në komunën e Pejës, rreth orës 17:17 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, i dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke e drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës, ka goditur këmbësorin, viktimën mashkull shtetas i Turqisë.
Si pasojë e aksidentit, lëndime ka pësuar viktima i cili fillimisht është dërguar për tretman mjekësor.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/