Një person ka raportuar se ka rënë pre e një vjedhjeje.
Rasti ka ndodhur dje, në komunën e Pejës, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij nga kanë vjedhur stoli ari dhe gjësende të ndryshme.
“Në lidhje me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetim të mëtutjeshëm”, thuhet tutje në raport./FolDrejt/