Një person ka përfunduar në pranga për shkak të armëmbajtjes pa leje, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në Pejë, mbrëmë, rreth orës 21:15.
Sipas policisë, raportohet se gjatë realizimit tё planit operativ “Goditja”, patrullat policore derisa ishin nё pikё kontrolli nё rrugën “Mulla Zekё Berdyna” nё Pejё, kanё ndaluar njё automjet me targa vendore.
Gjatё kontrollit tek i dyshuari ёshtё gjetur dhe sekuestruar njё armё (pistoletё e tipit TT kal: 7.62mm), njё karikator i sё njejtёs armё, tetё fishekё dhe njё sёpatё.
I dyshuari ёshtё arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit rasti shkon nё procedurё te rregullt.