Rasti, sipas raportit policor, ka ndodhur të shtunën në orët e mbrëmjes, transmeton FolDrejt.
“Fsh. Raushiq, Pejë 25.12.2021 – 23:25. Dy viktima meshkuj kosovarë kanë informuar se nga persona të pa njohur është qëlluar –shtënë me armë zjarri vetura e tyre (që ishte në lëvizje) dhe si pasojë viktimat janë lënduar. Njëri nga viktima është dërguar në Spitalin e Pejës, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK” – thuhet ndër të tjera në raport.
Bëhet, po ashtu e ditur se, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një karikator me 10 fishekë. Rasti është duke u hetuar./FolDrejt/