Tre persona kanë përfunduar në pranga të policisë nën dyshimet se kanë rrahur dhe gërvishtur dy persona.
Rasti ka ndodhur dje, në Pejë, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se njërit prej viktimave i janë shkaktuar lëndime të rënda trupore, ndërsa viktimës tjetër disa gërvishje.
Të lënduarit janё dёrguar nё emergjencёn e Spitalit Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor.
Ndërkaq, gjatё përleshjes tё dyshuarit kanё pёrdorur mjete tё forta, ndёrsa nё vendin e ngjarjes ёshtё gjetur dhe sekuestruar një thikё.