Policia në Pejë e ka ndaluar për 24 orë një person, i cili fillimisht ishte paraqitur si viktimë.
Bëhet e ditur se 13-vjeçari kishte raportuar në polici se në shtëpinë e fqinjit të tij, që jeton jashtë shtetit, kishin hyrë 3 persona dhe se me ta ishte përleshur.
“Njësitet relevante të policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe aty kanë vërejtur se nga brendësia e shtëpisë del tym. Është njoftuar njësiti i zjarrfikëseve dhe gjithashtu është vërejtur se në dy pika të hyrjes ne shtëpi janë thyer dritaret”.
“Pas një pune intensive nga hetuesit, gjatë hetimeve të zhvilluara dhe pas intervistimit të dëshmitarëve dhe viktimës, tani i dyshuar, dyshohet se i njëjti ka inskenuar veprat penale të lartcekura”, thuhet në njoftimin e policisë.