Gjashtë persona janë lënduar në tri aksidente trafiku të cilat ndodhën gjatë ditës së djeshme në qytetin e Pejës.
Një nga rastet ka ndodhur në fshatin Lëbush, ndërsa dy të tjerat në qytet, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës theksohet:
“Fsh. Lëbush, Deçan 17.04.2022 – 01:15. Ka ndodhur aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë, janë lënduar katër persona, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar. Rasti është proceduar në procedurë të rregullt.
Pejë 17.04.2022 – 13:45. Vozitësi mashkull kosovar me veturë nga pakujdesia ka shkaktuar aksident trafiku. Si pasojë, vozitësi është lënduar dhe dërguar në Spitalin e Pejë për tretman mjekësor. Rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rr.Zahir Pajaziti, Pejë 17.04.2022-18:57.Ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet një automjeti civil dhe një këmbësori. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur pasi që drejtuesi i automjetit–i dyshuari mashkull kosovar duke mos përshtatur shpejtësinë me gjendjen e rrugës dhe kushteve në trafik godet këmbësorin mashkull kosovar të cilit i shkakton lëndime trupore. Viktima pas tretmanit mjekësor në Pejë është transferuar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK-së në Prishtinë. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”./FolDrejt/