Një person ka përfunduar i vdekur në Pejë.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 11:10, përcjell Fol Drejt.
“Është raportuar se viktimës mashkull kosovar i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe pasi ishte dërguar në spital ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/