Dymbëdhjetë persona, përfshirë drejtorin e spitalit, u arrestuan pas zjarrit në spitalin Changfeng në Pekin, i cili mori 29 jetë.
Zjarri që shpërtheu të martën në atë spital është shuar, u tha në një konferencë për shtyp të autoriteteve të qytetit të kryeqytetit kinez, raportoi “Beijing Daily”, përcjell Fol Drejt.
Ekipet e urgjencës së pari morën lajmin pak para orës 13:00 me orën lokale (7:00 të mëngjesit të sotëm CET) se një zjarr kishte shpërthyer në një spital në distriktin Fengtai./FolDrejt/