Kina nuk do të pranojë kurrë presionin dhe kërcënimet e Uashingtonit në lidhje me marrëdhëniet ruso-kineze, tha sot drejtori i Komitetit Qendror për Punët e Jashtme të Partisë Komuniste të Kinës, Wang Yi.
“Ne kurrë nuk do të pranojmë direktivat amerikane dhe madje kërcënimet për të ushtruar presion mbi marrëdhëniet ruso-kineze”, tha Ministria e Jashtme kineze në një deklaratë, transmeton RIA Novosti.
Diplomati i rangut më të lartë kinez vuri në dukje se marrëdhëniet ruso-kineze të partneritetit gjithëpërfshirës dhe ndërveprimit strategjik bazohen në parimet e mos-angazhimit, moskonfrontimit dhe mosshënjestrimin e palëve të treta dhe përfaqësojnë një çështje të brendshme të dy shteteve sovrane dhe të pavarura./FolDrejt/