Kina i quan “dezinformata” pohimet e zyrtarëve amerikanë se Rusia i kërkoi Pekinit t’i jepte ndihmë ushtarake në Ukrainë.
Nga shumë media amerikane pretendohej se Moska kishte kërkuar mbështetjen e Pekinit, duke cituar zyrtarë amerikanë të paidentifikuar, shkruan Skynews.
Më herët, ambasada e Kinës në Uashington tha se nuk mund t’i konfirmonte këto pretendime, duke shtuar se mbështet të gjitha përpjekjet drejt një zgjidhjeje paqësore të krizës, transmeton Fol Drejt.
Por tani, një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze ka pretenduar se këto pohime janë “dezinformata” që vijnë nga ShBA-ja.
Kina i ka quajtur “dezinformata” pohimet e zyrtarëve amerikanë se Rusia i kërkoi Pekinit t’i jepte ndihmë ushtarake në Ukrainë./FolDrejt/