Kina dënoi të mërkurën deklaratën e presidentit amerikan Joe Biden se homologu i tij kinez Xi Jinping i përket kategorisë së diktatorit.
“Kjo vërejtje nga pala amerikane është vërtet absurde, shumë e papërgjegjshme dhe nuk pasqyron realitetin,” u tha gazetarëve zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning.
Biden i bëri komentet në një mbledhje fondesh në Kaliforni, një ditë pasi Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me Xi në Pekin në një përpjekje për të lehtësuar tensionet dhe rivalitetet midis dy vendeve.
Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës tha se komenti i Bidenit cenonte seriozisht dinjitetin politik të Kinës dhe përbënte një provokim politik publik.
Prandaj Kina shpreh pakënaqësi të fortë dhe kundërshtim të fortë, tha Mao, transmeton Fol Drejt.