Kina i ka dërguar një reagim-proteste zyrtare SHBA-së për shkatërrimin e një baloni kineze në hapësirën ajrore mbi Atlantik, pranë bregut të Karolinës së Jugut, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme kineze.
“Më 5 shkurt, zëvendësministri i Jashtëm kinez Xie Feng i paraqiti një ankesë serioze një zyrtari të Ambasadës së SHBA-së në Pekin për përdorimin pa kriter të armëve për sulmin amerikan ndaj një tullumbaceje civile kineze”, thuhet në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të agjencia diplomatike.
Në deklaratë, ai paralajmëron se autoritetet kineze “po monitorojnë me kujdes situatën” dhe njofton se Kina do të mbrojë me vendosmëri të drejtat e saj ligjore dhe interesat e kompanive kombëtare, transmeton Fol Drejt.