Pekini zyrtar u bëri thirrje sot të gjitha palëve në konfliktin ukrainas që të përmbahen dhe të shmangin akuzat e pabaza deri në përfundimin e hetimeve për sulmin me raketa në stacionin hekurudhor në qytetin ukrainas Kramatorsk.
“Sa i përket raportit për sulmin në stacionin hekurudhor, duhet të përcaktohet e vërteta e plotë dhe shkaqet. Megjithatë, ne besojmë se çështjet humanitare nuk duhet të politizohen dhe të gjitha akuzat duhet të bazohen në fakte”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Zhao Lijian në një konferencë shtypi.
Zhao i bëri thirrje Moskës dhe Kievit që të shmangin akuzat e pabaza dhe të qëndrojnë të qetë derisa të përfundojë hetimi./FolDrejt/