Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar se disa rrugë kanë mbetur pa ujë si pasojë e pëlcitjes së gypit të ujit në lagjen Lakrishtë në Prishtinë.
Pa furnizim me ujë të pijshëm, sipas njoftimit, kanë mbetur një pjesë e lagjes “Dardania” , një pjesë e lagjes “Lakrishte” , rruga “Hazir Shala” në lagjen Kalabria deri te Kazerma “Adem Jashari”.