Spitali Albert Einstein nga Sao Paulo njoftoi mbrëmjen e sotme se kanceri i ish-futbollistit brazilian Pele po përparon dhe ai ka nevojë për kujdes më të madh për shkak të vështirësive në funksionimin e veshkave dhe zemrës.
Pele (82) ndodhet në spital që nga 29 nëntori për një vlerësim të kimioterapisë që merrte që nga shtatori 2021, kur u diagnostikua me një tumor të zorrës së trashë.
Deklarata e spitalit thotë se Pele do të qëndrojë në një dhomë normale – ai nuk do të transferohet në kujdesin intensiv.
Pak minuta para se të bëhej ky njoftim, dy nga vajzat e Peles, Kelly Nassimetto dhe Flavia Arantes, njoftuan në profilet e tyre në Instagram se babai i tyre do të kalonte Krishtlindjet në spital.
“Me mjekët kemi vendosur që për shumë arsye është më mirë të qëndrojmë këtu”, kanë shkruar vajzat e Peles të cilat janë me brazilianin në spital./FolDrejt/