Futbollisti legjendar brazilian Pele u transferua sot në departamentin e kujdesit paliativ në një spital në Sao Paulo.
Futbollisti legjendar u shtrua në spitalin Israelita Albert Einstein në Sao Paulo në fillim të kësaj jave për një kontroll të rregullt për trajtimin e tumorit të zorrës së trashë, por u mbajt për shkak të një infeksioni respirator.
Gjatë vizitës, Pele nuk iu përgjigj kimioterapisë, për këtë arsye spitali vendosi ta mbajë atë për analiza shtesë, transmeton Fol Drejt.