Një rast i përleshjes fizike është raportuar të ketë ndodhur në komunën e Pejës, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 14:42, me ç’rast raportohet se dy vëllezër kosovarë janë arrestuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur mes vete.
Dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë.
Raporti 24 orësh më tej njofton se në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë dhe nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një pistoletë.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.