Ndodh shpesh që personat publik, por edhe të tjerë, t’i shmanget konfliktit përpara kamerave, por ndonjëherë nervat shpërthejnë dhe vendimet bëhen të pakontrolluara. Kështu ka ndodh mes presidentit Donald Trump dhe demokratëve. Kësaj radhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u përball me Kryetaren e Dhomës së Përfqaqësuesve, Nancy Pelosi.
Në përfundim të fjalimit Pelosi i grisi fjalimin presidentit Trump, ku ky i fundit e injoroi veprimin e saj. Kjo u shkaktua pasi Trump nuk i dha dorën me herët kryetares demokrate.
Trump mbajti fjalimin vjetor para kongresmenëve ku foli për qeverisjen e tij. Ai gjatë fjalimit tha se nën drejtimin e tij “Amerika e mrekullueshme është rikthyer”.
Gjithashtu Trump hodhi edhe akuza dhe ironi për kundërshtarët demokratë që u munduan ta shkarkonin nga detyra. Pelosi u pyet edhe nga gazetarët se cila ishte arsyeja që grisi fjalimin e Trump, ku u përgjigj se duke marrë parasysh alternativat ishte gjëja e duhur që bëri.
Ja videoja e përplasjes: