Presidenti i ri i shtetit Stevo Pendarovski bëri betimin në Parlament para se të shkojë në Vilën Vodno për të marrë postin e të parit të shtetit, raporton SHENJA.
Pendarovski gjatë fjalimit tha se ndjehet krenar që zgjedhjet prej ku ka dalë president kanë qenë të pranuara nga te gjithë dhe kanë qenë tejet demokratike dhe të drejta.
“Kriteri sipas të cilit do të vlerësoj angazhimin tim si president është nëse do të jem president i të gjithëve ose vetëm i atyre që me kanë përkrahur. E dimë se ka shumë ndarje mes pushtetit dhe opozitës, ne jemi shtet shumë i vogël me ndarje shumë të thella. Obligohem që të jem president i të gjithëve, edhe i atyre që me votuan, edhe qe nuk më votuan, ose nuk dolën të votojnë. Shtrij dorën për bashkëpunim me opozitën. Do respektoj pakicën politike. Do mbroj pakicat e të gjithë aspekteve. Energjia dhe potenciali qytetar duhet te jete i bashkuar pavarësisht se do të ketë ndarje në aspekte poliitke, gjë që është e natyrshme. Do tentoj të përfundojmë rrugëtimin për anëtarësim ne BE. Do angazhojmë ekspertët më te mirë, pavarësisht përcaktimit politik ose ngjashëm. Do bëj balanc etnik. Do kërkoj përgjegjësi politike nga ata që publikisht bëjnë fjalime qe shkaktojnë ndarje dhe shqetësim tek qytetarët. Pas sa vitesh zbatimi i MO së është pranuar nga të gjithë, dhe të gjithë i thonë Maqedonisë, shteti jonë. Do luftoj korrupsionin, pushteti opozita dhe bizneset doemos duhet të bashkëpunojnë për të luftuar këtë fenomen. Kam qellim te qarte për të ndihmuar edhe sektorin civil. Do krijoj edhe ambient të përshtatshëm për punë të gazetarëve. Do rris nivelin e tolerancës për kritikën ndaj punës time. Nuk duhet të ketë aspak ndalesë për kritikën ndaj funksionarëve edhe nëse kritika është e pabazë. Reformat ne sistemin e sigurisë do ti thelloj por për këtë duhet të kemi konsenzus të gjerë pasi institucionet e krijuara, duhet tu shërbejnë të gjithë atyre që vijnë pas. Është koha për pajtim. Të krijojmë shoqëri për të gjithë. Të gjithë politikanët që do e promovojnë këtë ide, do ta kenë mbështetjen time pa rezervë”, ishte deklarata e presidentit të ri, raporton SHENJA.
Gjatë inaugurimit prezent ishin edhe presidentët e vendeve të rajonit: Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev, Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, President i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi./Foldrejt.com