Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, tha sot se Maqedonia e Veriut mbështet dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për “gjetjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve me ndërmjetësimin e BE-së dhe ShBA-së”, shkruan Danas, përcjell Fol Drejt.
Zyra e Presidentit të Maqedonisë së Veriut njoftoi se ai këtë e tha në një takim me përfaqësuesin special të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, në rezidencën presidenciale “Villa Vodno”.
Në atë takim u diskutua për ngjarjet e fundit në Ballkanin Perëndimor, situatën në Kosovë dhe pritjet nga dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ndikimin e pushtimit rus në Ukrainë dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së stabilitetit rajonal.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut theksoi se zgjidhja paqësore e çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor duhet të jetë një imperativ absolut për të gjithë.
“Maqedonia e Veriut, si më parë, do të kontribuojë në mënyrë aktive në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal për të siguruar paqen, stabilitetin dhe përparimin e rajonit”, tha Pendarovski. /FolDrejt/