Presidenti Stevo Pendarovski , i cili gjendet për vizitë zyrtare në Serbi, sot në Novi Sad do të marrë pjesë në Forumin e katërt rajonal rinor.
Pendarovski do të mbajë fjalim në panel-diskutimin “Fjalim i të rinjve para përfaqësuesve të pushtetit: prezantim i dialogut politike para mijëvjeçarëve”, së bashku me kryetarin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.
Dje Pendarovski u takua me presidentin Vuçiq ku kanë biseduar edhe për bashkëpunimin ekonomik, për çka është konstatuar se ekzistojnë gjasa të mira në tregtinë e ndërsjellë këtë vit përfundimisht të arrijë një miliard euro, për çka mund të kontribuojë edhe bashkëpunimi në fushën e “Shengenit të Vogël.