Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i pyetur nga gazetarët të komentojë deklaratat e fundit që vijnë nga Bullgaria, për gjoja bllokim të Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë, për hapjen e negociatave, ka thënë se deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar për këtë gjë, përcjell in7.
“Nuk ka asnjë njoftim nga faktor relevant nga Bullgaria fqinje, qoftë nga presidenti, qeveria, ministrat kompetent, se Bullgaria tani do të na bllokojë kur presim një datë për fillimin e negociatave, kur presim vendimin evropian më 15 ose më 17 tetor. Si më tutje, jo vetëm Bullgaria, por ndoshta edhe Greqia, përmes zbatimit të mëtutjeshëm të Marrëveshjes së Prespës, do të sillet gjatë negociatave që zgjasin vite, në atë proces të gjatë, do ta shohim. Ne kemi ende për të lexuar dhe dëgjuar se çfarë ata do të deklarojnë si një kornizë negociuese për këtë çështje, por unë e përsëris këtë, është për periudhën tjetër kur ne do të fillojmë negociatat, të cilat shpresojmë të nisin në fillim të vitit 2020″” ka thënë sot Presidenti Stevo Pendarovski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.