Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, në një intervistë për Fokus, shprehet se qeveria e ardhshme do krijohet atëherë kur të arrihet koalicioni me 61 deputetë, percjell foldrejt.com. Kjo mund të arrihet pa SDSM, si parti e parë, pa Vmro si parti e dytë, por natyrisht edhe pa BDI-në si parti e tretë.
Me këtë deklaratë presidenti i shtetit i dërgon sinjal partisë shqiptare në pushtet se mund të dalë në opozitë. Prej disa ditësh perflitet se kërkesa legjitime e BDI për kryeministër shqiptar, ka shkaktuar pakënaqësi te partitë maqedonase, të cilat mund të gjejnë modusin për bashkëpunim mes veti për të anashkaluar BDI-në./Foldrejt.com