Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, në “Rruga Zagrebi”, shkruan Fol Drejt.
“Rr. Zagrebi, Prishtinë 26.11.2022 – 21:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur dhe penguar zyrtarët policor derisa ishin duke ndërmarrë masat për largimin e veturave që ishin të parkuara në mënyrë të kundërligjshme, ku në mesin e tyre ishte edhe vetura e të dyshuarit” – thuhet ndër të tjera në raport.
Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/