Janë arrestuar dy të dyshuar, mashkull e femër kosovarë, në Ferizaj pasi dyshohen për rastin e cilësuar si “Pengim i personit zyrtar”.
Ata pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, njofton policia.
“Janë arrestuar dy të dyshuar , një mashkull dhe një femer kosovarë pasi që të njëjtit kanë penguar zyrtaret policor dhe nuk kanë përfillur urdhrat e ligjshëm të tyre. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.