Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona pasi kanë penguar disa policë që ishin në detyrë.
Rasti është cilësuar si “pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare” dhe ka ndodhur në Kllokot.
“Kllokot-02.01.2024-03:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, kanë penguar zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Ndërkaq, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.