Në momentin kur thuajse të gjithë shqiptarët dergjen ambasadave të huaja për të fituar një leje pune, po fillon një trend i ri me pensionistët perëndimorë. Këta të fundit me pensionin e majmë, po mendojnë të kalojnë pjesën e mbetur të jetës në vendet më ekzotike, zakonisht në Tajlandë, por nuk janë raste të rralla edhe në trojet shqiptare, informon foldrejt.com.
Kështu ka ndodhur me 76 vjeçaren Elisabeth Küchler, e cila nga Luzerni në Zvicër është transferuar për të jetuar në Gjilan të Kosovës. Ajo për “BLICK” thotë se pensioni 1800 frangash, nuk ia fal mundësinë për të jetuar mirë në shtetin helvet, andaj ka menduar të zhvendoset në Kosovë – ku jeta është më e lirë.
Kosova ka natyrë si Zvicra, por klimë më të mirë se ajo./Foldrejt.com
https://www.facebook.com/blick/videos/vb.62562538918/10155725681618919/?type=2&theater