Një pensionist kroat është bërë i famshëm në të gjitha hapësirat sllavofone, pasi tregoi ‘receptën’ e tij që nuk është sëmurë kurrë. Por së shpejti ai pushtoi edhe trojet shqiptare – pasi origjinën e ka nga Shqipëria dhe bëhet fjalë për Talat Selmani, informon foldrejt.com.
Para një mikrofoni të një televizioni kroat Selmani foli për gripin që ka pushtuar Kroacinë dhe ku shumë persona kanë mbetur të vdekur.
«Sramota, penzioneri su uništili zdravstvo. Boli me ruka, boli me noga, sve me boli… Vjezhbaj, pi*ka ti materina!» («Turp, pensionistët e shkatërruan shëndetësinë. Më dhemb dora, më dhemb këmba, gjithçka më dhemb….ushtroni ua ç nënën!”
Selamni i cili ka emigruar në Kroaci gjatë viteve 1960-të, jep edhe këshilla si të ruajnë shëndetin: Kur të zgjohesh në mëngjes, menjëherë ushtro në krevat. Pak me duar, me këmbë, pastaj kur të çohesh shko në banjë dhe fresko gjoksin me ujë të ftohtë, pastaj vishu dhe shko për të ushtruar, jo vetëm të ecësh, por edhe të vraposh, kërcesh, të meditosh në natyrë – dhe ha çfarë të duash, përjetësisht do të jesh i shëndoshë”./Foldrejt.com