Pentagoni njoftoi se do të dërgojë më shumë se 400 ushtarë, 10 avionë luftarakë F-18A dhe disa avionë C-130 në Evropën Lindore.
SHBA-ja njoftoi të martën se Rusia vetëm se është duke e përgatitur skenën për një ofensivë ushtarake të shënjestruar kundër Ukrainës pasi Moska njoftoi se do të reduktonte sulmet ndaj dy qyteteve ukrainase, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Ne besojmë se ky është një ripozicionim, jo një tërheqje e vërtetë dhe të gjithë duhet të jemi të përgatitur për të parë një ofensivë të madhe në pjesë të tjera të Ukrainës”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.
“Rusia ka dështuar në qëllimin e saj për pushtimin e Kievit. Ajo ka dështuar në qëllimin e saj që ta nënshtrojë Ukrainën. Por, ata ende mund të shkaktojnë brutalitet të madh mbi vendin, përfshirë Kievin”, shtoi ai.
Më herët të martën, zyrtarët rusë thanë se do të reduktonin ndjeshëm aktivitetet e tyre ushtarake në drejtim të Kievit dhe Chernihivit, në mënyrë që të rrisin besimin në negociatat e ardhshme.
Ndërkohë, Pentagoni njoftoi se do të dërgonte më shumë se 400 ushtarë, 10 avionë luftarakë F-18A dhe disa avionë C-130 në Evropën Lindore./FolDrejt/