Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagoni), gjenerali Patrick Ryder, njoftoi se javën e ardhshme do të fillojë trajnimi i ushtarëve ukrainas për sistemin Patriot në bazën Fort Sill në Oklahoma.
“Unë mund të konfirmoj se trajnimi i forcave ukrainase për sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot do të fillojë javën e ardhshme në Fort Sill”, deklaroi Ryder në konferencën e përditshme për shtyp, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Ai shtoi se trajnimin do ta ndjekin midis 90 deri 100 ushtarë ukrainas, ndërsa trajnimi do të përqendrohet në funksionimin dhe mirëmbajtjen e sistemit mbrojtës Patriot.
Trajnimi do të përfundojë brenda disa muajsh.
“Kur Patriot të jetë në fushën e betejës, ai do të kontribuojë në aftësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës dhe do të jetë një aftësi tjetër për popullin ukrainas për t’u mbrojtur kundër sulmeve ajrore ruse në vazhdim”, theksoi Ryder.
Administrata amerikane më 21 dhjetor njoftoi se do ta furnizojë Ukrainën me sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot./FolDrejt/