Zyrtari i Pentagonit, Sean Kirkpatrick, është bashkëautor i një punimi akademik që sugjeron se objektet e zbuluara së fundmi mund të jenë në fakt sonda aliene nga një anije kozmike e dërguar për të studiuar Tokën.
Kirkpatrick dhe profesori i Harvardit Avi Loeb shkruan në një draft të 7 marsit se objektet e zbuluara së fundmi, të cilat duket se sfidojnë të gjitha ligjet fizike, mund të jenë “sonda” aliene, raportoi Politico.
Loeb fillimisht e postoi dokumentin në internet, më pas u publikua në Military Times dhe u shpërnda në mediat e lajmeve të fokusuara në shkencë, transmeton Fol Drejt.