Shitja përfshin 100 raketa AGM-88B (HARM), 200 raketa AIM-120C-8 me rreze të mesme veprimi ajër-ajër (AMRAAMs), si dhe raketa lëshuese dhe praktike, pëprcjell Fol Drejt.
Shitja do të forcojë “aftësinë e Tajvanit për të ofruar mbrojtje të hapësirës ajrore, siguri rajonale dhe ndërveprueshmëri me Shtetet e Bashkuara”, tha Pentagoni mbrëmë.
Ajo vjen në një kohë tensionesh të mëdha midis Uashingtonit dhe Pekinit, veçanërisht për Tajvanin, të cilin Kina e konsideron pjesë të territorit të saj.
Qeveria e Tajvanit mirëpriti shitjen e parë të armëve amerikane këtë vit, dhe të nëntën nën presidentin Biden./FolDrejt/