Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të raketave me rreze të gjatë veprimi Polonisë në një marrëveshje me vlerë deri në 10 miliardë dollarë, njoftoi Pentagoni.
Siç raporton Reuters, sistemi raketor i artilerisë kundërajrore HIMARS, sipas zyrtarëve ukrainas, ka rezultuar shumë efektiv në shkatërrimin e depove të armëve dhe qendrave komanduese ruse.
Kjo paketë përfshin 18 lëshues HIMARS, raketa të Sistemit të Raketave Taktike të Ushtrisë (ATACMS) me rreze veprimi prej 297 kilometrash dhe më shumë se 1000 sisteme raketash të shumëfishta të drejtuara (GMLRS), transmeton Fol Drejt.