Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka thënë se nuk ka indikacione se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore pas njoftimit të Moskës për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Ne kemi parë raporte të njoftimit të Rusisë dhe do të vazhdojmë ta monitorojmë këtë situatë”, tha në një deklaratë me shkrim zyra e shtypit e Departamentit të Mbrojtjes.
“Ne nuk kemi parë asnjë arsye për të rregulluar pozicionin tonë strategjik bërthamor dhe as ndonjë indikacion që Rusia po përgatitet të përdorë një armë bërthamore. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive të aleancës së NATO-s.”/FolDrejt/