Pentagoni po heton një shkelje të sigurisë pas së cilës në rrjetet sociale u zbuluan dokumente të klasifikuara që tregojnë planet e SHBA-së dhe NATO-s për të ndihmuar Ukrainën në ofensivën e pranverës kundër Rusisë, sipas “New York Times”.
“Ne jemi në dijeni të këtyre raporteve në mediat sociale dhe Departamenti i Shtetit po shqyrton këtë çështje”, tha zëvendës zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Sabrina Singh, përcjell Fol Drejt.
Dokumentet u shpërndanë në Twitter dhe Telegram dhe dyshohet se përmbanin harta dhe detaje rreth dorëzimit të armëve, forcës së batalionit dhe çështjeve të tjera të ndjeshme, raporton shkrimi “Guardian” i gazetës New York./FolDrejt/