Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara njoftoi më 31 tetor se vendi do t’i siguronte Ukrainës tetë NASAMS dhe municione përcjellëse, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
Dy prej tyre do të jenë në Ukrainë në një “të ardhme shumë të afërt”, me gjashtë të tjera që do të sigurohen më vonë, thuhet në deklaratë.
Më 25 tetor, Raytheon Technologies, konglomerati i hapësirës ajrore dhe mbrojtjes me bazë në SHBA, ia dorëzoi qeverisë së ShBA-ve dy sisteme të mbrojtjes ajrore NASAMS që i duheshin për Ukrainën. Është e paqartë nëse ajo dërgesë ishte pjesë e ndihmës ushtarake që Pentagoni sapo ka njoftuar.
“NASAMS është një sistem i mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër veprimi dhe mund të rrëzojë gjithçka në qiell, nga dronët, raketat balistike e deri te avionët luftarakë”, tha CEO i Raytheon Technologies, Greg Hayes për CNBC më 25 tetor. /FolDrejt/