Ushtria amerikane do të zgjerojë trajnimin e personelit ushtarak ukrainas në Gjermani, njoftoi sot Pentagoni.
Trajnimi do të përfshijë gjithashtu stërvitje me armë të kombinuara, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.
Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Patrick Ryder tha se trajnimi i ri do të përfshinte afërsisht 500 ukrainas në muaj dhe nuk do të kërkonte një rritje të dislokimeve të trupave amerikane në Evropë.