Është koha e merkatos së dimrit dhe një nga emrat që përmendet më shpesh në kuadër të një transferimi të mundshëm të madh është ai i Joshko Guardiolës.
Stoperi i ri kroat shkëlqeu në Kupën e Botës në Katar, ku fitoi medaljen e bronztë me Vatrenin dhe disa prej të mëdhenjve të futbollit evropian do të donin ta shihnin në radhët e tyre.
Edhe pse drejtori sportiv i RB Leipzig ka deklaruar qartë se Guardiol nuk është në shitje, deklarata e tij nuk mund të parandalojë thashethemet dhe spekulimet e reja.
Është publikuar nga portali francez Media Foot, me pretendimin se menaxheri i Manchester City-t, Pep Guardiola është i kënaqur me ‘adashin’ e tij Guardiol, dhe thuhet se është gati të ndajë një shumë parash rekorde dëmshpërblim për mbrojtësin.
Ka mundësi që kjo shumë parash të shkojë deri në 120 milionë euro dhe atë vetëm për dëmshpërblim fiks, pa bonuse dhe shtesa. Pyetja është nëse klubet e tjera të interesuara, si Reali, Barcelona, Chelsea, mund ta ndjekin këtë…
“City tashmë e ka bindur Guardiolin dhe familjen e tij se Mançesteri është vendi më i mirë për të vazhduar karrierën e tij, por edhe se Guardiola është gati t’i japë mbrojtësit të ri minutat që i nevojiten”, shkruan Media Foot, duke theksuar se i riu kroat do të merrte një pozicion në njëmbëdhjetëshen e parë te City dhe do të bëhej lojtari kryesor mbrojtës.
Dinamo e shiti Guardiolin te RB Leipzig për 18.8 milionë euro dhe ra dakord për 20% të transferimit të ardhshëm, transmeton Fol Drejt.