Pep Guardiola ka qetësuar frikën për gjendjen fizike të Erling Haalandit pasi sulmuesi i Manchester Cityt u detyrua të largohej i lënduar në fitoren e së dielës ndaj Aston Villas.
Golashënuesi kryesor i Premier Leagues u zëvendësua nga Julian Alvarez në pjesën e parë pas një përplasjeje me portierin e Villas, Emiliano Martinez, që e la Haalandin të shqetësuar fizikisht.
I pyetur për gjendjen fizike të Haalandit pas ndeshjes, Guardiola tha për Sky Sports: “Nuk e di, ai pati një goditje të madhe dhe nuk ishte rehat. Do të shohim dhe do ta vlerësojmë në ditët në vijim. Nëse ai nuk është gati, ne do të luajmë me një futbollist tjetër. Shpresojmë që ai të jetë gati si të gjithë, por do të shohim.”
“Në pjesën e parë fola me mjekët. Ata thanë se ndoshta me rezultatin siç është ne nuk rrezikojmë dhe unë rashë dakord. Mendoj se ai nuk është i lënduar, por do të shohim. Shpresojmë se ai mund të jetë i gatshëm për të mërkurën. Por nëse ai nuk është gati ose ka ndonjë rrezik, ai nuk do të luajë.”, tha Guardiola.
Haaland dështoi të shënonte në 45 minutat e tij kundër Villas, por asistoi për shokun e skuadrës Ilkay Gundogan, i cili ishte plot me fjalë të mira për norvegjezin pas ndeshjes.
“Ne e dimë që Erling ka shënuar shumë gola deri më tani, por sot në pjesën e parë ai bëri vrapimet që na duheshin”, shtoi ai.
“Ai shkoi në zonat ku mund të krijojë hapësirë për lojtarët e tjerë që vijnë nga prapa, dhe ai luajti mirë. Shpresojmë që ai të mos jetë shumë i lënduar sepse ne kemi nevojë për të”, deklaroi Gundogan.
Me Arsenalin që humbi pikë ndaj Brentfordit në fundjavë, City tani qëndron tre pikë pas Arsenalit dhe diferenca e tyre superiore e golave do të thotë se ata në fakt do të kalonin mbi Arsenalin me një fitore, megjithëse skuadra e Mikel Artetës ka luajtur një ndeshje më pak se konkurrentët e tyre më të afërt, Manchester City. /FolDrejt/