Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka pranuar se fitorja 4-1 e së shtunës ndaj Liverpool-it ishte një nga paraqitjet më të mira të skuadrës së tij gjatë periudhës së tij shtatëvjeçare në këtë klub.
Pavarësisht se mbeti prapa në fillim, City shënoi disa herë pastaj, Julian Alvarez barazoi rezultatin, Kevin De Bruyne e kaloi Cityn në epërsi, ndërsa Ilkay Gundogan dhe Jack Grealish e thelluan rezultatin.
“Nga minuta 1 deri në minutën 93 ishte një paraqitje e shkëlqyeshme – edhe pse pranuam një gol, ne luajtëm shumë mirë”, tha ai për BT Sport pas ndeshjes.
“Një nga paraqitjet më të mira në shtatë vitet e mia”, tha ai, transmeton Fol Drejt.