Shoqata e Menaxherëve të Ligës Angleze të Futbollit (LMA) shpalli Pep Guardiolën nga Manchester City si trajnerin e vitit në Premierligë, sipas mediave britanike.
Guardiola mbrojti titullin e tij me Manchester Cityn në Premier League këtë sezon. “Qytetarët” fituan titullin e pestë në gjashtë sezonet e fundit në kampionatin anglez. Eksperti spanjoll u shpall trajneri i vitit në Angli për herë të tretë në histori, përcjell Fol Drejt.
Deri në fund të sezonit, Manchester City do të luajë në finalen e FA Cup kundër Manchester United dhe në finalen e Champions League me Interin./FolDrejt/