Rastet e dhunës në familje thuajse çdo ditë janë të pranishme në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, e kështu ka ndodhur edhe në raportin e sotëm të policisë.
Aty është raportuar për dhunë në familje në Fushë Kosovë, Viti, Gjakovë e Vushtrri.
Këto janë rastet e plota të raportuara nga policia:
Fushë Kosovë 11.06.2023 – 12:30. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë, pasi që janë rrahur në mes vete. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Viti 11.06.2023 – 19:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në familjen e saj ndërsa i dyshuari është në kërkim policor.
Gjakovë 11.06.2023-23:30. Viktima femër shtetase e Gjermanisë ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktima për shkak të lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Vushtrri 11.06.2023 – 15:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se kishte një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, rasti në procedurë hetimore. /FolDrejt/