Në raportin 24 orësh policia e Kosovës janë dhënë detaje për tri raste të zhdukjes së personave në qytete të ndryshme të Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Sipas policisë një femër në Lagjen 28, në Fushë Kosovë e kishte raportuar në polici si të humbur vëllain e saj.
Sipas saj vëllai i kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vëllai i saj ka dalur nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij. Rasti vazhdon të hetohet”.
Një rast të njëjtë e kishte raportuar në polici edhe një femër tjetër, në Prishtinë.
Sipas saj e mitura është larguar nga Qendra për Mbrojtjen e grave dhe Fëmijëve dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj.
“Dëshmitarja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare ( e mitur) është larguar nga Qendra për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj, rasti në procedurë hetimore”.
Kurse në Pejë, një shtetase e Shqipërisë me banim në Kosovë, ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk e dinë se ku ndodhet.
“Një femër shtetase e Shqipërisë me banim në Republikën e Kosovës, ka raportuar se vajza e saj viktima femër është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/