Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për 4 ditë kanë kërkuar ndihmë mjekësore 1 mijë 200 persona.
Prej tyre, 241 janë trajtuar në Dhomën e Reanimimit ( Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent) dhe 212 pacientë janë regjistruar si raste kirurgjike, transmeton Fol Drejt.
Ndërkaq, në Dhomën e Shërbimit Internistik kanë marrë trajtim mjekësor 391 pacientë dhe në Dhomën e Shërbimit Ortopedik janë trajtuar 283 raste./FolDrejt/