Burime të afërta me Kievin zyrtar thotë se për 4 ditë luftime, ndër ata që pësuan, ishin edhe civilët.
“Në vetëm 4 ditë, granatimet ruse vranë 16 fëmijë ukrainas, 45 të tjerë u plagosën” – thonë këto burime.
Po sipas këtyre burimeve, “4500 ushtarë rusë janë vrarë tashmë.”
Presidenti Ukrainas Vladimir Zelensy u ka bërë thirrje ushtarëve rusë që të dorëzohen:
“Hidhni pajisjet tuaja dhe shkoni. Mos u besoni komandantëve tuaj. Shpëtoni jetën tuaj, largohuni.”
Sot, të dy palët pritet të ulën në tavolinën e bisedimeve, por gjasat për të arritur ndonjë marrëveshje të qëndrueshme, janë të vogla./FolDrejt/