Problemi i abuzimit online sa vjen e shtohet me mediat sociale, kjo gjë ndikon edhe në psikologjinë e futbollsitëve në kohërat modern.
Për këtë, Federata angleze e futbollit, Premierliga, Lia e Femrave, dhe të gjitha institucionet në lidhje me futbollin në Angli, kanë vendosur që të bojkotojnë mediat sociale nga 30 prilli deri më 3 maj.
Arsyeja e bojkotit është rritja e vetëdijes për diskriminimin që po ndodhë online në Angli. Bashkangjitur ndaj këtij vendimi, tani edhe klubet kanë filluar të konfirmojnë bojkotimin. Çellsi poashtu ka konfirmuar se do të bojkotojë mediat sociale në këto ditë, si shenjë solidarizimi.