Ëmbëlsirat gjithmonë i japin një tjetër pamje dhe shije drekave apo darkave në familje.
Sot ama kjo recetë duke qenë se kërkon goxha gjalpë ju sugjerojmë që ta konsumoni në sasi të vogla.
PËRBËRËSIT
3 vezë,
250 gr sheqer,
250 ml vaj,
250 gr gjalpë,
400 gr niseshte,
1 pako me fryrës ëmbëlsirash,
vanilje
PËRGATITJA
Si fillim në një tas rrihni vezët me sheqerin dhe vaniljen.
Masa që do të formohet duhet t’i ngjajë një kremi të plotë me ngjyrë të verdhë ta hapur.
Ndërkohë shtoni vajin dhe gjalpin e shkrirë dhe përsëri përziejeni masën.
Në fund e kanë radhën niseshteja dhe fryrësi i ëmbëlsirave.
Mundohuni që nëse nuk keni rrahësin elektrik të përdorni telin e kuzhinës pasi nuk duhet të krijoni kokrra.
Nëse shihni që ju mbeten copëza të niseshtesë të cilat nuk treten, merrni një pirun dhe shtypini ato.
Kështu kur ëmbëlsira të piqet shija do të jetë perfekte.
Kalojeni masën e krijuar në një tavë të lyer me vaj ose gjalpë dhe përhapeni mirë.
Ky proces është i rëndësishëm pasi ndikon tek pjekja e njëtrajtshme e ëmbëlsirës, ndaj mos e anashkaloni për nga rëndësia.
Futeni tavën në furrë të ngrohur më parë në 180 gradë dhe lëreni për 30 minuta.
Per të kuptuar nëse ëmbëlsira është gati shikoni nëse është shkëputur nga anët e tavës, ose shpojeni me një thikë në mes.
Nëse sipërfaqja e thikës është e pastër atëherë ëmbëlsira juaj është gati.
Pasi të ftohet pak largojeni nga tava dhe spërkateni sipas dëshirës ose me sheqer pluhur ose me arra të thërrmuara dhe mjaltë./AW/