Në Ukrainë ka mbërritur sistemi lëshuesish multi-raketor M270. Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes në vend Oleksii Reznikov. Ndërsa falënderoi partnerët për ndihmën, ministri u shpreh po ashtu se për armikun nuk do të tregohet mëshirë.
Ndërkohë, një zyrtar i lart për armikun nuk do të tregohet mëshirë ukrainas ka akuzuar Rusinë për përshkallëzim të sulmeve në drejtim të civilëve. Akuzat e tij vijnë pas një sërë sulmesh me raketa nga pushtuesi duke përfshirë këtu edhe sulmin mbi qendrën populluar të Vinnytsia-s. Nga ky sulm mbetën të vrarë 23 persona, duke përfshirë tre fëmijë.
Oleksiy Danilov, sekretari i këshillit të sigurisë kombëtare të Ukrainës, i tha Guardian se monitorimi i sulmeve ruse tregon rritje të numrit të sulmeve javët e fundit që po terrorizon popullsinë civile të Ukrainës. /abcnews.al/