Parlamenti grek së shpejti do votojë ligjin që për çdo lindje të një foshnje në Greqi, prindërit të shpërblehen me 2000 euro. Kjo masë ka për arsye të rrit natalitetin tepër të ulët të lindjeve në shtetin grek, ku mesatarisht një grua lind 1.4 fëmijë – shumë larg riprodhimit prej 2.1, shkruan Kathimerini, përcjell foldrejt.com.
Nga ky ligj do përfitojnë edhe fëmijët e lindur nga prindërit jo-europianë, me kusht që të ketë pasur leje qëndrimi./Foldrejt.com